24-05-2024

Deputeti Avdyli jep shenja se koalicioni VV-LDK do të arrihet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në facebook ka dhënë hinte se mes LDK-së e VV-së, do të arrihet shpejt koalicioni.

Ai madje ka shkruar se ky ndryshim, “po iu dhemb” PAN-it e PSD-së.

“Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumë”, shkruan Avdyli në facebook, përcjell Koha.net.

Derisa takimi i mbrëmshëm mes Albin Kurtit e Isa Mustafës, në vilën e këtij të fundit në Prapashticë po mbahet ende sekret nga dy partitë, gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar në media për një tjetër takim mes tyre, ndonëse jo të konfirmuar.

Por, burime të Grupit Koha brenda dy partive, gjatë mbrëmjes së sotme nuk kanë konfirmuar se ka takim mes dy liderëve.

Kujtojmë se Kurti e Mustafa, kanë thënë se dy ditët e fundit të kësaj jave do të bëhet e pamundura për ta gjetur një marrëveshje për bashkëqeverisje, premtim që e kishin dhënë edhe përpara zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ndërkaq, Albulena Haxhiu e VV-së dhe Vjosa Osmani e LDK-së, të dyja pjesë e ekipeve që kanë zhvilluar negociatat, kanë shprehur gatishmëri edhe për lëvizje prej ofertave të fundit.

Asnjë koment

Comments are closed.