20-05-2024

Policia jep detaje për vetaksidentin në Malishevë ku ndërroi jetë doktori

“Persona të tjerë të lënduar nuk pati, pasi ishte vetëm ai në veturë. Nga plagët e marra ai ndërroi jetë. Këtë e konfirmuan mjekët nga Malisheva”.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë hetuesit policorë dhe në bashkëpunim me prokurorin janë duke u marrë me rastin”.

“Viktima u aksidentua në një mur të shitores ku gjatë një kthese e humbi kontrollin”, ka thënë Sahatçia për klankosova.tv.

Ndërsa media kosovare Indeksonline me anë të burimeve të veta ka mësuar se doktori në fjalë ishte Gjon Gjidoda, doktor në qytetin e Klinës, ai ishte i moshës 40 vjeçare.

Asnjë koment

Comments are closed.