24-11-2024

Dhunoi shtetasen angleze rrugës për në Kalanë e Prizrenit, paraburgim autorit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.B. nga fshati Hoçë e Qytetit, Komuna e Prizrenit për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer veprën penale të dhunimit.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 07.08.2018 nga ora 21:45  dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2018.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se datën 07.08.2018 rrethe orës 21:30 minuta, në Prizren i pandehuri duke shfrytëzuar momentin kur viktima  shtetase e Anglisë  duke ecur rrugës për në ”Kala” të njëjtën e detyron për të kryer aktin seksual, prandaj duke pasur parasysh sjelljet e tij, në kohën kur kemi frekuentim të madh të njerëzve-turistëve që vizitojnë qytetin (e veçanërisht tani kur është  festivali i filmit), gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet përcaktimin e masës së  paraburgimit.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.