19-04-2024

Digjet një veturë në Duhël

Një veturë është djegur tërësisht nga flakët në Duhël të Suharekës.

Në videon që ka siguruar Klan Kosova shihet duke u djegur vetura, ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar brenda 8 minutash.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq dëshmitarët e rastit kanë thënë se nuk ka të lënduar.Një zjarrfikës që ka qenë në intervenim i ka thënë Klan Kosovës se zjarri ka ardhur si pasojë e instalimit të rrymës në veturë.

Asnjë koment

Comments are closed.