25-04-2024

Diplomati nga Çekia ka një tregim autentik për Prizrenin

Ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Ivo Šilhavý para përfundimit të misionit ka shprehur dëshirë të organizojë një ngjarje të vogël artistike e që ka lidhje me Prizrenin, dhe me trashëgiminë kulturore në përgjithësi, shkruan “Gazetaeprizrenit.net”.

 

Me sugjerimin e aktores sonë të mirënjohur, Arta Dobroshi, do të shpaloset një tregim autentik për qytetin e Prizrenit, ndërsa për pjesën tjetër është thënë se do të mbetet befasi e ditëve të fillim gushtit.

Njoftohet se diplomati Šilhavý  gjatë shërbimit tij në Kosovë shpesh e ka vizituar Prizrenin. Sot ai është takuar me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, në selinë e Komunës.

 

“Ambasadorin e falënderova për kontributin dhënë të Republikës Çeke në Kosovë, ndërsa Arta Dobroshin, për gatishmërinë e saj të përhershme për të mbështetur jetën kulturore në qytetin e Prizrenit”, ka shkruar në rrjetet sociale, kryetarin prizrenas./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.