13-07-2024

Dirigjenti austriak akuzohet për keqpërdorime seksuale, mes tyre edhe artistja shqiptare Lamaj

Pesë artiste për herë të parë flasin hapur për dhunimet që u janë bërë nga drejtuesit e tyre. Konkretisht ato flasin për “sulme dhe keqpërdorime seksuale” nga dirigjenti dhe regjizori Gustav Kuhn, i cili njëherësh është edhe drejtuesi i festivalit Erl në Tirol, përcjell albinfo.ch.

Deri më parë këto raste ishin paraqitur në Austri, por në formë anonime, shkruan nachrichten.at. “Disa prej nesh ishim të detyruara ose na kërkoheshte një puthje në buzë ose gjoks, si dhe prekje ndër bluzë dhe mes këmbëve. Shpesh duheshte të heshtim dhe gjithmonë e më tepër nëpërkëmbej respekti dhe dinjiteti ynë,” shkruan mes tjerash në letrën e pesë artisteve, ku njëra sosh është violinistja shqiptare Ninela Lamaj.

Katër të tjera janë violinistja nga Bellorusia, Aliona Dargel, sopranoja gjermane Bettine Kampp, si dhe mezosopranet zvicerane Julia Oesch dhe Sopran Mona Somm. “Kjo na shkaktonte vuajtje të madhe shpirtërore, pasi kush nuk ndjekte rregullat do të dënohej me represion dhe përjashtim përkundër kontratës.”

Pesë artistet të cilat kanë akuzuar rëndë dirigjentin dhe drejtuesin e festivalit Gustav Kuhn, kishin qenë pjesë e festivalit muzkor në Erl nga 1998 deri 2017. Letrën e tyre publike ata e nënshkruan me firmë te presidenti i festivalit Hans Peter Haselsteiner.

Avokati i Kuhn ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa akoma nuk ka dalë me deklaratë publikeve vetë dirigjenti austriak.Femrat nga lëvizja #MeToo kanë nxitur debat kombëtar për keqtrajtimin seksual në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në gjithë botën. Ky është ndryshimi social më i shpejtë gjatë dekadave, i nisur me aktin e kurajës nga ana e qindra grave dhe të disa burrave, që kanë treguar historitë e tyre të dhunimit seksual.

Asnjë koment

Comments are closed.