DKA dhe SHL-Kosova organizuan debat me biznese të Rahovecit
Në objektin e shkollës së mesme të lartë profesionale (shml) “Selajdin Mullabazi-Mici”, në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec dhe Qendrës Rinore SHL-Kosova, sot u organizua debat me bizneset e Komunës së Rahovecit.
Të pranishëm në debat ishin Avni Morina, drejtor i DKA-së, Vjollca Vuçiterna, drejtoreshë e SHMLP “Selajdin Mullabazi-Mici, Qemail Krasniqi, zyrtar për rini në DKRS-së, Maliq Hoti përfaqësues i zyrës për punësim në Rahovec e profesorë të drejtimeve profesionale të shkollës.
Po ashtu kanë prezantuar edhe përfaqësues të Institutit të Bujqësisë, përfaqësues të Kooperativa Bujqësore e Grave “Krusha”, biznese të ndryshme si “Stone Castlle”, “M-Sillosi”, pastaj “Elkos Group/ ETC”, “Haxhijaha”, auto-servis “Neziri”.
Në njoftimin e Komunës së Rahovecit, thuhet se në këtë debat u dhanë rekomandime dhe oferta të vlefshme nga bizneset dhe u shpreh gatishmëri e tyre e plotë për të rritur bashkëpunimin me Drejtorinë e Arsimit për avancimin e praktikës profesionale për nxënësit e kësaj shkolle.
“DKA dhe shml në vazhdimësi do të përkrahin projekte të cilat kanë për qëllim fuqizimin e rinisë”, thuhet në një njoftim.