26-04-2024

DKA dhe SHL-Kosova organizuan debat me biznese të Rahovecit

Në objektin e shkollës së mesme të lartë profesionale (shml)  “Selajdin Mullabazi-Mici”, në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec dhe Qendrës Rinore SHL-Kosova, sot u organizua debat me bizneset e Komunës së Rahovecit.

 

Të pranishëm në debat ishin Avni Morina, drejtor i DKA-së, Vjollca Vuçiterna, drejtoreshë e SHMLP “Selajdin Mullabazi-Mici, Qemail Krasniqi, zyrtar për rini në DKRS-së, Maliq Hoti përfaqësues i zyrës për punësim në Rahovec e profesorë të drejtimeve profesionale të shkollës.

 

Po ashtu kanë prezantuar edhe përfaqësues të Institutit të Bujqësisë, përfaqësues të Kooperativa Bujqësore e Grave “Krusha”, biznese të ndryshme si “Stone Castlle”, “M-Sillosi”, pastaj “Elkos Group/ ETC”, “Haxhijaha”, auto-servis “Neziri”.

Në njoftimin e Komunës së Rahovecit, thuhet se në këtë debat u dhanë rekomandime dhe oferta të vlefshme nga bizneset dhe u shpreh gatishmëri e tyre e plotë për të rritur bashkëpunimin me Drejtorinë e Arsimit për avancimin e praktikës profesionale për nxënësit e kësaj shkolle.

 

“DKA dhe shml në vazhdimësi do të përkrahin projekte të cilat kanë për qëllim fuqizimin e rinisë”, thuhet në një njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.