25-04-2024

Dorëzohet kallëzim penal kundër Xhelal Sveçlës

Fadil Kodra i cili u shkarkua ditë më parë nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Kallëzimi penal është dorëzuar më 22 korrik, derisa ministri Sveçla akuzohet po akuzohet nga Fadil Kodra për “cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kodra e akuzon Sveçlën se ia cenoi të drejtat duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Sinjali, shkruan se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla e tejkalon shumën e 5 mijë eurove dhe thotë se ajo që ka bërë ministri i rendit është e dënueshme me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet burgim.

Asnjë koment

Comments are closed.