23-11-2024

Drin Meturi e çon amanetin e babait dëshmor në vend, diplomon si ushtarak në Amerikë

Për familjen Merturi nga Klina sot ka qenë ditë me emocione të përziera.

Drin Merturi ka avansuar profesionalisht në ushtrinë e Kosovës duke marrë shkollim profesional në SHBA.

Drini është djali i dëshmorit të kombit, Ilir Merturi që flijoi jetën në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës.

Drin Merturi ka diplomuar sot për Trajnin Bazik si Oficer i Këmbësorisë. Ceremonia e diplomimit është mbajtur në bazën Fort Moore në Georgie të Amerikës.

Për të respektuar veprën e babait dhe luftën çlirimtare, Drini parakaloi në bazë edhe me flamurin e UÇK-së./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.