Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League
FC Drita siguroi kalimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pasi triumfoi ndaj skuadrës nga Malta, Floriana, me rezultat 2:1, pas 120 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Edhe pse ishte në disavantazh 0:1, Drita reagoi në mënyrën më të mirë, përmbysi rezultatin në 2:1 dhe me plot meritë siguroi kualifikimin në fazën e radhës të kësaj gare.
Federata e Futbollit ka përgëzuar futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët” për këtë sukses, që nderon jo vetëm klubin, por edhe futbollin e Kosovës.
“FC Dritës i urojmë shumë suksese në raundin e tretë të UEFA Conference League dhe paraqitje edhe më të mira në vazhdim dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të futbollit të Kosovës!” thuhet në urimin e FFK-së.


![]()

