24-11-2024

Driton Selmanaj: Nga nesër nëse s’e paguani rrymën, do të paguani 17.7 euro taksë zhvatëse

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Kurti ka vënë edhe një taksë zhvatëse për qytetarët.
Nga nesër nëse nuk keni mundësi të paguani rrymën dhe ajo ju ndërpritet, do të ngarkoheni edhe me një taksë zhvatëse prej 17.7 eurosh.
“Edhe pse premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë qeverisjes së tij, çmimi i energjisë është rritur dy herë, duke u bërë gati 100% më i shtrenjtë se në fillim të mandatit të qeverisë Kurti.

Nga nesër, nëse nuk keni mundësi të paguani rrymën dhe ajo ju ndërpritet, do të ngarkoheni edhe me një taksë zhvatëse prej 17.7 eurosh. Krejt kjo falë vendimit të ZRRE-së, të zgjedhur nga Albin Kurti.
Ju lutem kontaktoni deputetët e VV-së që vijnë nga qyteti juaj dhe kërkoni llogari. Pse asnjëri prej tyre nuk guxon të kundërshtojë këtë zhvatje?
P.S: Në Norvegji nuk ka këso takse zhvatëse.
Ta gëzoni qeverinë e majtë që “mendon vetëm për popull”, shkruan Selmanaj në reagim./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.