30-05-2026

Dy majorë të FSK-së emërohen zyrtarë ndërlidhës në ISF, Bordi i Paqes vlerëson angazhimin e Kosovës

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) ka mirëpritur sot dy oficerë ndërlidhës nga Kosova, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Paqes, i cili përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy zyrtarët do të ndihmojnë në lehtësimin e rrjedhës së informacionit ndërmjet ISF-së dhe Kosovës.

“ISF mirëpret oficerët më të rinj ndërlidhës, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Kosova po dërgon më të mirët e saj për të lehtësuar rrjedhën kritike të informacionit ndërmjet ISF-së dhe vendit të tyre”, thuhet në postim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.