Dy ndeshje sot në Superligë, Malisheva mysafire në Hajvali
Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të xhiros së parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Sezoni i ri nisi dje, me Gjilanin që e mposhti Feronikelin 74 me rezultat 1:3.
Ndërkohë, sot në Skënderaj, Drenica do të jetë nikoqire e Dukagjinit të Klinës.

Në Hajvali, Vushtrria do të përballet me nënkampionen e sezonit të kaluar, Malishevën.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen nga ora 16:30

