24-04-2024

Prizren: Dy të arrestuar për përleshjen në lagjen “28 Nëntori” (Ortakoll)

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar kryesorë në lidhje me rastin e përleshjes, që ndodhi të enjten mbrëma në lagjen “28 Nëntori” (Ortakoll),  të Prizrenit, ku njëri nga të lënduarit përfundoi në spital, në gjendje të rëndë, si pasojë e lëndimeve që mori nga goditjet, raporton Gazeta e Prizrenit.

Nga burime të portalit brenda policisë konfirmohet se të arrestuarit janë Sh. Tejeci (21-vjeçar) dhe B.Beqaj (18-vjeçar).

Siç ka njoftuar “Gazeta e Prizrenit” rasti ndodhi në rrugën ‘Hamit Bojniku’, ndërsa në këtë përleshje, motivet e të cilës nuk dihen, ishin përfshirë disa të rinj, katër prej të cilëve morën lëndime të rënda nga rrahja. Të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë të dyshuar pasi janë rrahur mes vete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.