03-12-2022

I burgosuri sulmon dy të tjerë në Dubravë

Një i burgosur në Dubravë ka sulmuar dy të burgosur të tjerë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Qendra Korrektuese Dubravë 17-18.11.2022 – 18:35-10:20. Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull  kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit’, thuhet në raport. /GE

Asnjë koment

Comments are closed.