E mitura bëhet nënë

Policia ka njoftuar se një e mitur nga Ferizaji është bërë nënë.

Ajo kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeçare me një burrë.

”Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.