27-07-2024

Dyfish më shumë vajza se sa djem të porsalindur këtë fillimvit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë ditëve të këtij fillimiviti janë regjistruar 29 të porsalindur.

Karakteristikë është se sa i përket gjinisë, dominojnë vajzat pasi 19 janë të kësaj gjinie, ndërsa 10 djem, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane”  (me operim), ka qenë katra, që nuk përbën ndonjë shifër të lartë.

Do theksuar se zyrtarët e spitalit në Prizren, në analizën për punën e bërë gjatë vitit të kaluar dhe karateristikat e kësaj natyre kanë përmendur edhe rënien drastike të numrit të lindjeve./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.