28-06-2026

Dyshohet për një kosovar të vde*kur në plazhin e vogël të Ulqinit

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin.

Sipas informacioneve të siguruara një person i moshuar ka humbur jetën në bregdet. Ata pretendojnë se ngjarja ndodhi si pasojë e, sipas tyre, mungesës së ndihmës së parë në kohë.

Gjithnjë sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia e Malit të Zi, por ata pretendojnë se nuk ka pasur ndërhyrje.

“Pas rreth 30 minutash që i moshuari qëndroi në breg, erdhën zjarrfikësit, ia mbuluan kokën dhe e vendosën përballë hoteleve, aty ku kalojnë njerëzit. Trupi qëndroi aty për rreth një orë”, tha njëri nga dëshmitarët, i cili ka dërguar edhe një video në redaksinë e Klankosova.tv.

Deri më tani nuk ka detaje zyrtare lidhur me këtë rast, ndërsa as mediat malazeze nuk kanë raportuar ende për ngjarjen. Klankosova.tv ka dërguar pyetje zyrtare drejt Policisë së Malit të Zi për të mësuar më shumë rreth rrethanave të rastit./KK

Lexo edhe:

IHK parasheh të hënën mot me temperatura ekstreme

 

Asnjë koment

Comments are closed.