18-04-2024

E mitura nga Prizreni kreu marrëdhënie seksuale me të dashurin 19-vjeçar, familja e lajmëroi në polici

Një 15-vjeçare nga Prizreni është larguar nga shtëpia me një djalë 19-vjeçar. E mitura ka dalë nga shtëpia e prindërve, pa pëlqimin e tyre. Ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin i cili ishte i dashuri i saj, me qëllimin që të jetojnë së bashku. Express sjell detaje nga ky rast

Mbrëmjen e së martës, një 15-vjeçare nga Prizreni ka dalë nga shtëpia e saj, për t’u bashkuar me të dashurin 19-vjeçar.

Express mëson se rastin në polici e ka lajmëruar prindi i së miturës.

“Viktima është larguar pa pëlqimin e prindërve nga shtëpia, me të dyshuarin i cili ka qenë i dashuri i saj. Policia pas pranimit të informatës nga prindi, ka gjetur lokacionin e personave, i ka intervistuar të dyshuarin dhe viktimën e mitur në prezencë të punëtorit të Qendrës Sociale dhe mbrojtësit të viktimave”, kanë thënë burime të Express brenda policisë.

Vajza e mitur dhe 19-vjeçari kanë kryer marrëdhënie seksuale, e duket se këtë e kanë bërë me qëllimin që të jetojnë bashkë.

“Të njëjtit kanë qenë në lidhje dashurie. Kanë pasur raporte intime, me qëllimin që të jetojnë së bashku”, mëson Express.

Ndërkohë, policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dyshohet se e mitura është dhunuar.

“Dyshohet se viktima (e mitur) femër kosovar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull  kosovar. I dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave. Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.