24-04-2024

E premtja tragjike: 4 të mbytur në lumenjtë e Shqiperisë

Dita e djeshme ka shenuar nje bilanc tragjik, pasi jane konfirmuar 4 persona te mbytur ne ujerat e lumenjve te ndryshem te vendit. Ngjarjet kane qene të shkëputura nga njëra tjetra, pasi knë ndodhur në zona të ndryshme të vendit. Por duket se ato ore që duhet të ishin për t’u çlodhur dhe kaluar të nxjehtin përvelues janë kthyer në tragjedi për 4 personat dhe familjet e tyre.

“Gjatë paradites policia konfirmoi për dy persona të mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Viktimat ishin Dhurim Arra 39 vjeç, dhe një 14-vjeçar që janë gjetur të pajetë nga polumbarët pas disa orësh kërkime. Ndërkohë pasdite është konfirmuar një tjetër rast mbyjteje në lumin Vjosë, që është një 30-vjeçar banues në fshatin Gorishovë në zonën e mallakastrës i cili është futur në lumë për t’u larë, por rrzmat e ujit e kanë bërë të pamundur daljën e tij oprej andej duke i marrë jetën.

Ndërsa viktima e katërt është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi. Ai është një 18-vjeçar i quajtur Edison Zuna. Sipas policisë mësohet se 18 vjecari ka qenë së bashku me tre shokët e tij duke u larë në lumë ku më pas edhe është mbytur.

Thuhet se të rinjtë kanë qenë duke pedaluar në ujë me një varkë plastike pranë fshatit Selane. dyshohet se gjate lundrimit varka të jetë përmbusur duek shkktuar edhe humbjen e jetës së 18 vjecarit. /TCH

Asnjë koment

Comments are closed.