23-11-2024

E rëndë: Humb jetën kirurgu i QKUK-së Halil Tanaj, dyshohet se e zuri rryma në banesën e tij

Në mbrëmjen e sontme ka ndërruar jetë kirurgu i njohur i abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bëhet fjalë për doktorin Halil Tanaj, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në banesën e tij në Prishtinë, shkruan Sinjali.

Ne rrugen “Fatime Sokoli”, vdekja eshte konstatuar ne vendin e ngjarjes, pas ores 17:00
Mësohet se rasti ka ndodh rreth orës 17:00, dhe përkundër tentimit të ekipit mjekësor për t’i ofruar ndihmë, ka qene e pamundur që ai të rikthehet në jetë.

Trupi i të ndjerit tash është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Asnjë koment

Comments are closed.