05-10-2024

Ekzekutohen pagat e sektorit publik

Nga Ministria e Financave ende nuk kanë dalë me ndonjë sqarim se si u bë ekzekutimi i pagave sot, kur dihet se ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Thesarit tashmë i ka përfunduar mandati.

Sipas Ligjit, pagat do të duhej të ekzekutoheshin dje, por kjo nuk ndodhi pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

Ndryshe, departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dhënë një opinion ligjor në përfundim të orarit.

Përmes opinionit, DMZP ka udhëzuar Ministrinë e Financave se si të procedohet nga nesër me ekzekutimin e pagave dhe zëvendësimin e pozitave që kanë funksionuar me ushtrues detyre.

Neni 35 i Ligji për Zyrtarët Publik tregon se askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më shumë se një vit.

Asnjë koment

Comments are closed.