Në orët e vona të mbrëmjes edhe Prizreni është përfshirë nga një erë e fortë, që ka shkaktuar dëme në rrjetin energjetik dhe si pasojë disa pjesë të qytetit dhe fshatra kanë mbetur në terr, ndërkohë që era ka filluar të qetësohet, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sonte rreth orës 20:00 një erë e fortë ka përfshirë edhe Prizrenin. Njëri nga zyrtarët për media në policinë rajonale, Vesel Gashi, ka thënë se në disa raste raportohet kryesisht për dëmtime në rrjetin elektrik, ndërsa pa drita ka mbetur pjesa tek “Lidhja e Prizrenit”, një pjesë tek hyrja në Lubizhdë të Qytetit, në Malësi të re, etj.
“Në Gjonaj të Hasit është raportuar për ndërprerje të energjisë dhe thyerje të shtyllave elektrike”, ka thënë ai për portalin “GazetaePrizrenit.net”.