Farkëtari rrah klientin në Prizren
Një person është rrahur nga një farkëtar në Prizren, tek kishte shkuar për mprehjen e sëpatës, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në rrugën “Zahir Pajaziti”, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Derisa viktima mashkull kosovar kishte shkuar për ta gdhendur një sopat tek i dyshuari mashkull kosovar dhe pasi që palët ishin fjalosur ndërmjet vete, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas marrjes së tretmanit mjekësor viktima është liruar për shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe:
Gjykata e Apelit përgjysmon dënimin ndaj serbit Tasiç, për krime lufte në Krushe