18-05-2024

Filloi manifestimi tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”

Në Zym të Hasit ka filluar manifestimi tradicional kulturor, “Takimet e Gjeçovit”, i cili po organizohet për herë të 47-të.

Këtë vit, manifestimi i është kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, duke përkujtuar 550 vjetorin e rënies së tij, ku mes tjerash kishte aktivitete të ndryshme si ekspozitë punimesh, ushqime tradicionale dhe performanca artistike.

Në sesionin kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kanë ligjëruar  Musa Ahmeti,  Etleva Lala, Anton N. Berisha, Bedri Muhadri dhe  Prend Buzhala.

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, i cili uroi organizatorët për këtë manifestim dhe vlerësoi lartë përkushtimin e këtij edicioni për heroin kombëtar.

Gjithashtu u bë edhe hapja e muzeut të artisteve të para në Kosovë. Po ashtu hapja e shtëpisë muze te artistes së parë femër në Kosovë, Katarina Josipi, ishte një tjetër ngjarje me rëndësi në ditën e parë të  “Takimeve të Gjeqovit”.

Manifestimi do të vazhdojë edhe të shtunën me performancë të shoqërive kulturo-artistike, vënien e gurthemelit të përmendores së Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe orës letrare “Anton Pashku”.

Asnjë koment

Comments are closed.