Fillon edicioni i 15-të i festivalit “Bunarfest”

Edicioni i 15-të i festivalit Bunarfest do të fillojë këtë fundjavë. Të shtunën, më 8 qershor aktivitetet në kuadër të këtij edicioni do të fillojnë me pastrimit e Lumbardhit, me pikënisje nga Ura e Marashit në ora 12:00, ku përveç vullnetarëve të festivalit do të jenë pjesëmarrës edhe aktivistë nga klubi i ambientit të shkollës “Luciano Motroni”, “Gjon Buzuku”, si dhe vullnetarë të tjerë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për të pasur një ambient më të pastër.

Pas pastrimit të shtratit të lumit, në mbrëmjen e së shtunës do të mbahet koncerti muzikor në lokacionin e Marashit, me performancë të artistëve të njohur vendorë si Buta, Taste 2, DJ Ëise, VLN on drums dhe DJ Mendar.

Në njoftim, thuhet se të dielën më 9 qershor, do të mbahet aktiviteti kryesor i festivalit – gara e lëshimit me goma, e cila fillon nga ora 14:00. Pas garës do të ketë edhe afterparty në Kejin pranë Urës së Gurit, ku do të performojnë bendi Offchestra dhe DJ Dagg.

Aktiviteteve i ka paraparirë tryeza e diskutimit me temë “A duhet ta prekim Lumbardhin?”, që organizuar në bashkëpunim mes organizatës X40, EC Ma Ndryshe dhe klubit të ambientit “Luciano Motroni”, është mbajtur sot. /GazetaePrizrenit.net