02-12-2024

Më 29 qershor edicioni i “Zambakut”, shpaloset programi

Sot në Prizren u mbajt konferenca e parë zyrtare për shtyp e Festivalit “Zambaku i Prizrenit” 2019.

Në një komunikatë shtypi, thuhet se këshilli organizativ i festivalit njoftoi të pranishmit për përbërjen e këshillit të emëruar nga kryetari i Komunës, të cilët përfaqësojnë institucionet/organizatat kulturore të Prizrenit.

“Drejtori artistik Besim Berisha shpalosi programin dhe pregaditjet e deritanishme të pjesës artistike të festivalit. Ai prezentoi gjashtëmbëdhjetë këngët që do të garojnë për çmimet kryesore gjatë natës finale të festivalit, të cilat do të këndohen live nga interpretues të njohur nga disa treva shqiptare. Gjithashtu potencoi që gjithcka është duke shkuar sipas planifikimeve të organizimit si dhe potencoi që këngëtarët dhe orkestri me shumë entuziazëm presin të fillojnë provat për mbrëmjen e Zambakut”, thuhet në komunikatën për media.

Fotografia e Zambaku i Prizrenit

Në natën finale të festivalit që do të mbahet më 29 qershor 2019 në bahçen e  Kino Lumbardhit në Prizren, ku do të ndahen gjithsej katër çmime. Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit: vendi i parë (trofeu Mikrofoni i Artë), vendi i dytë dhe vendi i tretë. Publiku prezent në sallë do të përzgjedhin këngën më të mirë të publikut (trofeu Zambaku i Argjentë).

Trofeu Mikrofoni i Artë do t’i takojë këngëtares/it të këngës fituese të festivalit nga juria profesionale, trofeu Zambaku i Argjentë do t’i takojë kompozitorit të këngës më të mirë të publikut, ndërsa shpërmbilet tjera do të ndahen në mënyrë të barabartë mes kompozitorëve dhe interpretuesve përkatës të këngëve.

Këngët e përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të festivalit janë:

  1. Nostalgji – Sedat Kuqi
    Autor & Tekst: Mysafer Qafleshi – Orkestrim: Visar Kuqi
  2. Lule Lule – Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj
    Autor: Nexhat Macula – Tekst: Shkodran Tolaj – Orkestrim: Riza Dolaku
  3. Këtë natë – Artemisa Mithi
    Autor: Gazmend Kraja – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja
  4. Dashuri pa fund – Emi & Artan Bakija
    Autor & Teskt & Orkestrim: Artan Bakia
  5. Do të çmend – Rovena Dilo
    Autor: Adrian Hila – Tekst: Rovena Dilo – Orkestrim: Adrian Hila
  6. Ura e dashurisë – Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku
    Autor: Veton Perolli – Tekst: Musa Bushrani – Orkestrim: Edon Ramadani
  7. Të gjejë në zemër – Qëndresa Bunjaku & Altruis Morina
    Autor & Teskt: Arijeta Daci – Orkestrim: Hysni Klinaku
  8. Vallëzim lamtumire – Klea Kasemi
    Autor: Arben Skenderi – Tekst: Denata Toçe – Orkestrim: Kristi Bello
  9. Ndarjen nuk e dua – Besnik Nurkollari
    Autor & Tekst: Kujtim Gërmizaj – Orkestrim: Ali Babayunus
  10. Jo mos thuaj jo – Orjeta Kelaj
    Autor & Teskt & Orkestrim: Nexhat Rexha
  11. Te Marashi po të pres – Shaban Krasniqi
    Autor: Arbër Krasniqi – Tekst: Shaban Krasniqi – Orkestrim: Arbër Krasniqi
  12. O gece – Eren Karaibo
    Autor: Huseyin Kazaz – Tekst: Bekir Yavuz – Orkestrim: Ali Babayunus
  13. Kënga që s’mbaron – Majlinda Cikaqi
    Autor: Valton Beqiri – Tekst: Fatmir Muja – Orkestrim: Valton Beqiri
  14. Ditë e re – Orgesa Zaimi
    Autor: Bojken Lako – Tekst: Andi Lazaj dhe Bojken Lako – Orkestrim: Bojken Lako
  15. Ty Prizren – Urim Salihu
    Autor & Tekst & Orkestrim: Shefqet Hoxha
  16. Një lules – Laurjan Ejlli
    Autor: Oleg Gjerga – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja.

“Ky edicion i festivalit realizohet nga Këshilli Organizativ i festivalit nën patronatin e Kuvendit Komunal, dhe synon ta ngrit kualitetin artistik të munguar kohëve të fundit. Ditëve në vijim do të publikohen detaje të reja rreth organizimit të festivalit. Për më shumë info, mund të shihni faqen zyrtare të festivalit në Facebook (Zambaku i Prizrenit)”, thuhet në komunikatë.

Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.