Flet kundërshtari i Joshuas: Ai bëri “vetëvrasje” që pranoi të ndeshet me mua
Jarrell Miller (23 fitore e 1 barazim në karrierën e tij), boksieri amerikan me të cilin do të duelojë më 1 qershor britaniku Anthony Joshua, ka deklaruar se për të fitorja ndaj kampionit të botës do të jetë shumë e lehtë.
Miller u shpreh se ardhja e boksierit britanik në Amerikë do të jetë një “vetvrasje” për Joshua, pasi ai për herë të parë duelon në një shtet tjetër.
“Nuk e ka kuptuar ende se çfarë ka bërë. Po duelon ndaj një amerikani të pamposhtur në shtëpinë e tij. Joshua do ta mallkojë ditën që mori këtë vendim kur ta shohë veten në ringun e “Madison Square Garden” me mua përballë. Kjo do të jetë një ditë e lavdishme për amerikanët, pasi të gjithë titujt kampionë bote në peshën e rëndë do të jenë në këtë kontinent”, tha Miller.
Joshua (21 fitore e asnjë humbje në karrierë), më 1 qershor, do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, një përballje që pritet me interes, përcjell indeksonline.
Të dy boksierët janë të pamposhtur, por për britanikun kjo është hera e parë që do të duelojë në Amerikë, një risk i madh për të.