“Fluturojnë” çadrat në bregdetin shqiptar (VIDEO)
Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar panik tek pushuesit në jug të vendit.
Pamjet e mëposhtëme vijnë nga Ksamili. Duket se stuhia e erës dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë bregdetin shqiptar duke detyruar pushuesit të boshatisin plazhet.
Në pamjet shihet momenti kur në bregdetin e jugut, era “fluturon” çadrat e shezlongët, duke i hedhur në det.
Disa pushues largohen me shpejtësi, ndërsa të tjerë tentojnë të kapin sendet e tyre që i merr era.