23-04-2024

Frankfurti për herë të parë në histori dekorohet në prag të Ramazanit

Frankfurt u bë qyteti i parë në Gjermani që dekoroi rrugët e tij në pritje të nisjes së muajit të shenjtë mysliman, Ramazani.

Ky vendim erdhi pas një kërkese të të Gjelbërve , Partisë Social Demokratike (SPD) dhe ministrisë së shtetit për diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit.

 “Duke dekoruar gjatë Ramazanit, qyteti i Frankfurtit dërgon një mesazh të rëndësishëm për jetën myslimane, duke shprehur vlerësimin e tij për njerëzit e besimit mysliman që jetojnë në këtë qytet”, thuhet në peticionin e të Gjelbërve.

Kryetarja “e gjelbër” e qytetit, Narkes Eskandari-Greenberg, tha nga ana e saj se dritat janë mesazh i unitetit, kundër rezervave, kundër diskriminimit, kundër racizmit anti-mysliman dhe kundër antisemitizmit.

100,000-150,000 muslimanë jetojnë në qytet dhe përbëjnë rreth 15% të popullsisë së përgjithshme.

Sipas informacioneve të BILD, model për vendimin ka qenë Londra, e cila është dekoruar për herë të parë për Ramazanin e vitit 2023. Në Frankfurt, dritat e Ramazanit do të vendosen në të gjithë zonën e këmbësorëve të qytetit dhe kostoja e tyre do të variojë nga 50,000 dhe 100 mijë euro./VZP

 

Asnjë koment

Comments are closed.