25-11-2024

Fund i merituar, krimineli serb i luftës, Karaxhiq, në burgun e pedofilëve dhe dhunuesve

Autoritetet britanike kanë rëndë dakord që krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiq, të vuaj pjesën tjetër të dënimit në një burg që gjendet në ishullin “Weight”.

Në këtë burg vuajnë dënimet pedofilët dhe dhunuesit.

Në burgun që gjendet në ishullin “Weight” Karaxhiq është vendosur meqë ka më pak mysliman të burgosur. 

Në atë burg janë të vendosur vetëm 10 % myslimanë, popullatë kjo ndaj të cilës Karaxhiq ka kryer krime.

Siç shkruan “The Sun”, do t’i duhet të jetojë në qeli te të cilat nuk ka as banjë.

Shumica e të burgosurve janë mbi 50-vjeç, e shumë prej tyre vuajnë nga demenca. Një burim i ka thënë këtij mediumi se “ai nuk e di çfarë e ka gjetur”.

Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.