Futbollisti godet me grusht në qafë dhe plas përtokë gjyqtaren, arrestohet nga policia (Video)

Ndodh në Argjentinë në Kategorinë e Tretë të Ligës Rajonale të Tres Arroyos. Arbitrja e ndeshjes, Dalma Magali Cortadi, është goditur nga pas me një grusht në qafë pasi ka nxjerrë karton të kuq.

Veprimi është bërë nga Cristian Tirone, lojtar i Garmense, gjatë ndeshjes kundër Deportivo Indipendencia të luajtur pak kilometra larg Buenos Aires. Gjyqtarja femër u rrëzua në tokë, përpara se të ngrihej, por në një gjendje të dukshme shoku dhe humbi ndjenjat.

Ndërhynë edhe dy asistentët, të cilët tentuan të largonin Tironen nga gjyqtarja femër, me lojtarin që më pas u ndalua nga policia. Dalma Magali Cortadi, e shtruar në spital pas goditjes në kokë, ka dhënë një intervistë për gazetën argjentinase Olé: “Ai duhet përjashtuar përgjithmonë dhe nuk duhet të luajë më në asnjë klub.

Ai është një person i dhunshëm, duhet të jetë i dhunshëm edhe në jetën e tij të përditshme. E pashë përsëri në video: një njeri normal nuk bën atë që bëri ky… Ne nuk dalim në fushë për t’u rrahur. Shpresoj që ai të paguajë për atë që bëri.”

Shpresoj që ai të paguajë për atë që bëri.”