18-08-2022

Parashiikimi i motit për disa ditë

Mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe përgjatë fundjavës.

Orëve të pasdites priten edhe zhvillime të vransirave të pakta lokale.

Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit.

Sot kyesisht me diell, më nxehtë.

5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.

6.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, më pas në rënie përreth vlerave normale.

Asnjë koment

Comments are closed.