27-07-2024

Gjashtë muaj burgim prizrenasit për rrahjen më 2013, ia mundësohet zëvendësimi me para

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar të akuzuarin M.P. me gjashtë muaj burgim për shkak të veprës “lëndim i rëndë trupor”.

Po ashtu gjykata ka aprovuar propozimin e të akuzuarit që dënimi me burgim prej gjashtë muajsh t’i zëvendësohet me gjobë prej 2000 eurosh.

Ai më 4 korrik të vitit 2013 në Prizren e kishte sulmuar një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rasti kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me pronën.

Asnjë koment

Comments are closed.