Gjobitën mbi 400 qytetarë, nuk respektuan masat anti-covid
420 qytetarë janë dënuar sot deri në orën 19:00 për mos respektim të masave kundër përhapjes së Covid-19.
Policia e Kosovës njofton se nga ora 07:00 e deri në orën 19:00 janë dhënë 31 vërejtje ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
“Me datën 04.10.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 420 gjoba sipas Ligjit të ri anti covid dhe janë dhënë 31 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve”.
Ndërkohë aksioni i policisë dhe inspektoratit po vazhdon ende.
“Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë.”.
Ligji për Luftimin e Pandemisë Covid-19 që u votua nga Kuvendi i Kosovës, parasheh dënime nga 35 euro deri në 500 euro.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar sot se numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.
Lexo edhe: