12-02-2025

Gjykata e Prizrenit merr vendim ndaj ministrit Fikrim Damka e nipit të tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i
Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së
Shtetit, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve, dhe ka
marrë AKTVENDIM, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve:
– F.D., (I) dhe F.D. (II), për shkak të dyshimit të bazuar se kane kryer veprat penale: sulm dhe kanosje, percjell Gazeta e Prizrenit.

Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do
të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën
09.03.2025.

Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si
dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të
varur nga të pandehurit.
Nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të
caktohet masa e paraburgimit.

Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa
kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit
shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtje së seancës dëgjimore për caktimin
e masës së sigurisë dhe dëgjimit të pohimeve të palëve, dhe në bazë të provave në
shkresat e lëndës, ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për caktimin e
paraburgimit është e pabazuar, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Fillimisht Gjykata nga shkresat e lëndës ka vërtetuar se rrjedhë dyshimi i bazuar
se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, në këtë drejtim është
vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak, do të arrihet të sigurohet prezenca e të
pandehurve dhe se do të mund të zhvillohet normalisht dhe pa pengesa procedura
penale, përkatësisht procedura hetimore ndaj të pandehurve.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi
i masës së arrestit shtëpiak, në këtë fazë të procedurës për të pandehurit është i
domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Ministri në largim, Fikrim Damka është kryetar i KDTP-së në Prizren. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

 

Vetëvendosje e “tundi” në votime Hasin e kryetarit Totaj, duke e mundur edhe në fshatin e tij

Asnjë koment

Comments are closed.