23-11-2024

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Ilir Baldedajt

Gjykata Themelore e Prizrenit ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj ish-drejtorit për Administratë të Prizrenit, Ilir Baldedajt, duke pushuar procedurën penale, kundër tij, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Prokuroria e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Baldedajt,  për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Baldedaj akuzohet se prej datës 13.05.2018 e deri me datën 22.05.2018 ka bërë shpërndarjen e pasurisë jo financiare (laptopë dhe çanta të laptopëve) për asambleistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 copësh.

Në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asambleistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik, ashtu siç parasheh Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe Rregullorja e Ministrisë së Financave për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore.

Asnjë koment

Comments are closed.