25-11-2024

Grushtohet ekipi mjekësor në Urgjencën e Suharekës

Ekipi mjekësore e Urgjencës në Suharekë, është sulmuar fizikisht dersa po trajtonte një pacient, ndërsa si të dyshuar për implikim në këtë rajt janë arrestuar 6 persona, transmeton “GazetaePrizrenit.net”

Në raportin e policisë rajonale të Prizrenit,  thuhet se rreth orës 03:53 minuta, të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrënxuar në dysheme një mjek dhe një teknik.

Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit  për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit  të bëhet i ndalimi i tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.