Hajnat në një shtëpi të Prizrenit vjedhin stoli ari dhe para

Në rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Prizren, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Një person ka raportuar në polici se dje në shtëpinë e tij persona të panjohur pasi kanë hapur me mjete të forta një dritare të shtëpisë kanë hyrë brenda, duke vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /GazetaePrizrenit.net /