02-12-2024

Në pesë lokacione, Prizreni organizon dëgjime publike për buxhetin 2020

Në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020, Komuna e Prizrenit organizon pesë (5) dëgjime publike me qytetarë, me qëllim që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe të përcaktohen prioritetet për hartimin e buxhetit.

Në njoftim, thuhet se dëgjimet publike do të organizohen duke filluar nga data 19 gusht në katër fshatrat kryesore të rajoneve të ndryshme, si  Gjonaj, Zhur, Reçanë dhe Korishë. Dëgjimi i fundit do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 23 gusht.

Me qëllim të informimit të opinionit publik, sot do të organizohet një konferencë për shtyp nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Ertan Simitçi, i cili do të njoftojë opinionin për detajet shtesë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.