25-04-2024

Haskuka demanton kritikat nga komuniteti RAE rreth ndarjes së materialit ndërtimor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka demantuar kritikat për “diskrimin” të komunitetit rom, shkali dhe egjiptina, gjatë ndarjes së materialit ndërtimor për familjet në nevojë, derisa ka theksuar se vlerësimet nuk bëhen në baza etnike, transmeton “Gazetaeprizrenit.net”.

 

Një ditë më parë, përfaqësues të komunitetit RAE, kanë kritikuar komunën e Prizrenit, për siç kanë thënë injorim të qytetarëve të komunitetit rom, ashkali e egjiptian gjatë ndarjes së materialit ndërtimor.

 

Ndërkaq në një postim në profilin e tij në “facebook”, Haskuka pasi ka lavdëruar si transparent procesin e përzgjedhjes së 47 familjeve përfituese, duke përsëritur se ai është bërë nga komisioni vlerësues sipas kritereve të përcaktuara me ligj.

 

Sa ai përket numrit të vogël të familjeve të komunitetit RAE,  që kanë marrë material ndërtimor, kryetari ka sqaruar se kjo është shkaku se numri i aplikacioneve nga qytetarë të këtyre komuniteteve nuk ka qenë i lartë, apo nga familjet më në nevojë, ani pse supozoj që janë nevojtarë më të mëdhenj për asistencës sociale.

 

“Meqë ka pasur reagime në këtë proces për diskriminim ndaj komunitetit RAE, duhet të deklaroj që udhëzuesi nuk ka kriter etnik, pra vlerësimet nuk bëhen në baza etnike.

 

Unë jam i vetëdijshëm për nevojën e ndarjes së ndihmave për këtë komunitet, mirëpo nga numri i aplikacioneve nga bashkëqytetarë të këtij komuniteti nuk ka qenë i lartë. Për këtë arsye, organizatat joqeveritare, posaçërisht ato që merren me çështjet e komunitetit RAE, do të duhej të angazhoheshin më tepër duke iu ofruar asistencë bashkëqytetarëve tanë në nevojë që të aplikojnë në këtë proces,në mënyrë që ndihma e Komunës të depërtojë sa më shumë te ata që kanë nevojë”, ka shkruar ndër tjera Haskuka.

 

Dy ditë më parë, Komuna e Prizrenit publikoi listën e përfituesve për material ndërtimor.  Nga 266 familje në nevojë sa kanë aplikuar për material ndërtimor, në ndërtimin e shtëpive dhe vetëm të kulmeve./gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.