Haskuka: Nisma nuk ka çka të kërkoj në zgjedhjet e ardhshme lokale në Prizren
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka në një lidhje direkte me Klan Kosova në Edicionin Special, ka folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Në mes tjerash Haskuka ka thënë se Prizreni duhet të dalë nga karantina pas rënies së numrit të të infektuarve.
Si rrjedhojë, Haskuka ka folur edhe për zhvillimet politike në Prizren, problemet e sfidat si dhe rezultatet e deritanishme. Madje, Haskuka ka thënë se Nisma Socialdemokrate nuk ka çka të kërkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale, i cili poashtu ka thënë se në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017 është parë fuqia politike e këtij subjekti politik.
“Zgjedhjet e kaluara treguan fuqinë e Nismës, unë mendoj që Nisma tanimë në Prizren nuk ka çka të kërkoj në zgjedhjet lokale”, ka thënë Haskuka për Klan Kosova, transmeton 04 Online.
“Penallti” për opozitën në Prizren
Këto deklarata Haskuka i ka dhënë si kundërpërgjigjje ndaj Kryetarit të Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, i cili po në Klan Kosova ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale pritet ta zëvendësojë Haskukën në pozitën e kryetarit.
Dëgjoni deklarimin e Mytaher Haskukës dhënë për Klan Kosovën në Edicionin Special nga minuta 09:33.