05-05-2024

Haskuka takon drejtuesit e teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka pritur në takim drejtuesit e Teatrit Profesionist “Bekim Fehmiu”, me ç’rast është diskutar rreth gjendjes së vështirë materiale nëpër të cilën po kalon kjo teatri. Në përmbyllje të takimit, njoftohet se palët janë pajtuar që të gjenden rrugë për një zgjidhje afatgjate për çështjen e financimit të aktorëve të qytetit, shkruan “GazetaePrizrenit.net.

Në njoftimin që ja dhënë Haskuka në “facebook”, thotë se në takimin konsultativ me kryetarin e këshillit drejtues të teatrit profesionist “Bekim Fehmiu”, ka qenë Afrim Kasapolli, drejtori i teatrit Fetah Paçarizi dhe aktorët e teatrit profesionist në lidhje me keqkuptimet që u krijuan gjatë ditëve të fundit për financimin e teatrit.

Fotografia e Mytaher Haskuka

“Gjatë këtij takimi u shpjegua se Komuna po i zhvillon procedurat e rregullta dhe se kjo situatë nuk është krijuar për shkak të neglizhencës. Pagesat e artistëve të trupave profesionistë duhet të rregullohen me një ligj, ashtu që një situatë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen”, ka shkrua ai.

Haskuka ka shkruar se Komuna e Prizrenit do të punojë që një ligj i tillë të aprovohet sa më shpejtë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për çështjen e financimit të aktorëve./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.