Haskuka vizitoi përfituesit e projektit “Ngritja e Serrave me Participim”
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot vizituan njërin nga përfituesit e projektit “Ngritja e Serrave me Participim”, me të cilin Komuna e Prizrenit synon krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për fermerët.
Sipas njoftimit nga Komuna, nëpërmjet këtij projekti deri në fund të vitit do të ngriten gjithsej 30 sera për përfitues të ndryshëm, me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 9.800 metër katrorë.
Komuna për këtë projekt ka participuar me 75% të shumës, derisa 25% i ka takuar fermerëve përfitues.
Lexo edhe:
Ura e Marashit nën mëshirën e Zotit (FOTO)