Haskukës i “luan” tensioni
Në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit, një ditë më parë drejtoresha e Shëndetësisë Flaka Siqeca dhe infermieret e QKMF-së, vizituan kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, me ç’rast ata, ia bënë matjen e shtypjes së gjakut, kryetarit e që rezultoi të jetë paksa e ulët, por në suaza normale.
Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut.
“Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë, – tha ekipi profesional që na vizitoi sot”! shkroi Haskuka në facebook./tvprizreni/