Hebrenjtë e Kosovës festojnë Pashkët e tyre

Hebrenjtë festojnë pashkët e tyre, përmes festivalit që njihet edhe si Pesah.

Historia e kësaj feste ka ndodhur para tre mijë viteve kur Hebrenjtë u çliruan nga robëria që ishin nën sundimin e mbretërisë së faraoneve të Egjiptit të lashtë për 400 vite.

Në Judaizëm, Pashkët përkujtojnë historinë e largimit të izraelitëve nga Egjipti i lashtë.

Mesazhi i Kryetarit të Bashkësisë Hebreje të Kosovës, Votim Demiri:

Të dashur miq e mikesha Këtë vit Pashkët Hebreje festohen ndryshe.

Ndiejm dhimbje kur nuk i kemi afër familjet tona të gjera dhe komunitetin tonë këtu në Prizren që së bashku të i festojnë pashkët me ne për shkak të kovid19.

Mesazhi ynë është bota ka pasur shume sfida te cilet kemi mposhtur, dhe tani se bashku do te mposhtim edhe virusin covid19”.

Komuniteti Hebre i Kosovës ju uron Pashkët e bekuara dhe te lumtura. Hag Pesah Sameah Happy Passover

Kryetari Votim Demiri  Bashkesia Hebreje Kosoves