19-04-2024

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë duelet

Liria shkaktoi befasi duke e mposhtur Dritën në shtëpi 1-2.

Me këtë rast, ekipi prizrenas kaloi në mesin e 16-të skuadrave më të mirave që garojnë në Kupën e Kosovës në futboll.

E për të kaluar edhe këtë fazë, Liria e ka goxha të vështirë.

Për faktin se shorti deshi që në 1/8 e finales e vë përballë kampionit aktual, Llapit.

Kurse, ndeshja më e mirë në këtë xhiro pritet të jetë ndërmjet dy skuadrave që luajnë në Superligë.

Prishtina është mikpritëse e ekipit nga Klina, Dukagjini.

Krahas këtyre ndeshjeve, në 1/8 e finales do të zhvillohen edhe 6 takime tjera intersante: Balkani – A&N, Flamurtari – Vushtrria, Malisheva – Fushë Kosova, Feronikeli ‘74 – Trepça ’89, Gjilani – Vjosa dhe Behari – Prizreni.

Këto duele do të zhvillohen me 5 dhe 6 shkurt të vitit 2023 dhe transmetohen në kanalet sportive të platformës Artmotion./Klan Kosova

Asnjë koment

Comments are closed.