Hiqet antena pa leje e telefonisë në parkun e Prizrenit
Kanë nisur punimet për largimin e antenës së operatorit telefonik nga hapësira e parkut të qytetit në Prizren, në afërsi të stadiumit.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se antena që ishte vendosur tash e disa muaj po hiqet nga kompania, pas vërejtjeve të pranuara nga ana e Drejtorisë së Inspektoriatit.
Vendosja e kësaj antene është bërë pa lejen e autoriteteve komunale.