12-12-2024

Historike: Kosova mund Bullgarinë në Sofje 3:2

Kosova sonte shënoi fitore ndaj Bullgarisë në Sofje me rezultat 3:2, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Kosova shënoi fitoren e parë në eliminatore.

Pas një loje të bukur, dhe disa rasteve të mira, Dardanët fituan. Elbasan Rashani, në minutën e 90+1’ shënoi gol për të kaluar Kosovën në epërsi prej 3;2 me të cilën edhe përfundoi ndeshja, që gëzoi shumë sportdashësit tanë.

Golin e parë e shënoi Rashica, të dytin Vedat Muriqi me kokë pas një harkimi fenomenal nga Benjamin Kololli.

Fotografia e Simir Krasniqi

Dardanët treguan lojë të mirë, ndërsa shënuan edhe një gol tjetër, por u anulua për shkak të pozitës së parregullt.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020. Pas këtyre ndeshjeve, Kosova ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.